Megjithëse supersfida mes Wladimir Klitschkos dhe Tyson Fury do të zhvillohet më 24 tetor dy boksierët kanë filluar që tani luftën verbale. Ukrainiasi kampion bote në fuqi në peshat e rënda ka plot 11 vite që nuk e njeh shijen e disfatës, ndërsa në krahun tjetër britaniku zotëron një rekord perfekt prej 24 fitoresh dhe asnjë humbjeje.
26 vjeçari i lindur në Manchester do të udhëtojë për në Gjermani aty ku do të kërkojë të zbresë nga froni dominuesin absolut të boksit profesionist në peshat e rënda. Klitchko ose siç e thërrasin fanast e tij ‘Çekici i çeliktë” u shpreh se është i sigurt që do të jetë një duel i luftuar.
“ Besoj se Tyson Fury do të vij këtu për të fituar titullin dhe jo thjeshte për të marrë pjesë, por të praraljmëroj se do të jetë ndeshja më e vështirë e jetës tënde, nuk do të jetë e thejshtë për ty, po ashtu edhe për mua. Do të jetë një sfidë e fortë. Gjithsesi të premtoj që do të jem plotësisht gati” – deklaroi Klitschko ndërkohë që në përpara kishte të ekspozuar gjerdanët e kampionit në WBA, WBO, IBA dhe IBO.
Kundërpërgjgija e anglezit ishte e menjëhershme dhe mjaft e fortë
“ Shoh gjerdanët dhe nuk më interesojnë , ajo që më intereson është të të thyej turinjtë, kjo po që më interreson. Ti je i mërzitshëm, të shoh dhe nuk kam aspak frikë nga ty, je një burrë plak. Ke një nofull kristali , për çfarë duhet të kem frikë ?! E ke mbrojtur titullin në 25 raste kundër boksierëve pa vlerë, kjo falë menaxherëve të tu. E di që ke fansa që të mbështesin nga Gjermania dhe Ukrania, apo nga dreqin je “- deklaroi Fury duke e sulmuar në shumë drejtime kampionin aktual të botës
Tashmë gjtihçka është ndezur dhe sfida e 24 tetorit , duke parë rrjedhën se si po marrin ngjarjet me shumë gjasa do të jetë një betejë epokale.
Thursday, 23 July 2015 13:02