Shqiptarja Fiorela Mishka është fizioterapistja që punon te gjiganti italian, Interi.
Është vetëm 22 vjeç, por jashtëzakonisht e talentuar në profesionin e saj të cilin nuk mund ta kryejnë shumë njerëz.
Është e licencuar nga Federata italiane e futbollit (FIGC) me nivelin më të lartë të shkollimit. E lindur në Durrës më 1993, Fiorela Mishka filloi shkollimin e saj në Mazoterapi në vitin 2012 dhe tani ka tre vite përvojë pune në fushat e futbollit.
“Vitin e parë startova me kategorinë e tretë të qytetit tim ku jetoj në Chiari (Brescia), ndërsa në vitin e dytë pas mbarimit të studimeve ku dola me nota shumë të larta më kërkoi një ekip i rëndësishëm”, theksoi ajo.
Klubi për të cilin ajo tani punon është Interi, një ndër ekipet më të njohura në botë. Me siguri që e ardhmja mund të rezervojë të tjera surpriza për të.
Friday, 23 October 2015 13:37 


