Ibrahimovic ka dhënë një lajm shumë të keq për Milanin pasi që ka deklaruar se është i lumtur në Francë dhe nuk e ka ndërmend të largohet.
Ish sulmuesi i Barcelonës, Zlatan Ibrahimovic ka dhënë një lajmë shumë të keq për Milanin pasi që suedezi ka bërë të ditur se nuk e ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germaini pasi që është shumë i lumtur në Ligue 1.
Në itali besonin në një rikthim të Ibrahimovicit në San Siro por këto i ka hedhur tani poshtë vetë lojtari duke thënë se është i lumtur në PSG.
“Jam shumë i lumtur në PSG. Kam edhe një vit në kontratë dhe do të qëndroi këtu. Jam në një klub të madh duke luajtur me lojtar të mëdhenj. Po kënaqem me jetën këtu dhe do të jap gjithçka në fushë për edicionin e ardhshëm që të fitojmë sa më shumë tituj”, është shprehur Ibrahimovic të cilit i skadon kontrata në vitin 2016 dhe nëse nuk vazhdon kontratën me kampionët e Francës atëherë do të jetë lojtar i lirë.
Thursday, 13 August 2015 11:03