Mesfushori i Lyonit, Kim Kallstrom, mund të jetë jashtë veprimit për dy javë.
Suedezi ka pësuar një ndrydhje në kyçin e këmbës së djathtë gjatë fitores 2-0 ndaj Marsejës, në fundjavë, duke u bërë lojtari i tretë i Lyon në këtë sezon që merr lëndim të tillë. Lisandro Lopez dhe Yoann Gourcuff kanë qenë gjithashtu të prekur nga probleme, pra në kyçin e këmbës, që nga muaji i kaluar.
Kallstrom tani mund të humbasë dy javët e ardhshme, dhe pritet t’i humbasë përballjet edhe me Bordo dhe Paris Saint-Germain, si dhe ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Dinamos së Zagrebit.
Si rezultat i lëndimit të Kallstrom, Gueida Fofanit do t’i jepet një shans që të tregojë veten. (LajmeShqip)
Thursday, 22 September 2011 09:56