Një mesazh kërcënues në formë grafiti i gjatë 20 metra me mbishkrimin “nëse bini nga liga do të ju vrasim” ishte shkruar në brendësi të kompleksit të futbollit të skuadrës gjermane të Köln-it.
Mesazhi kërcënues për vdekje për lojtarët është shkruar natën e festës së pashkëve.
Köln të dielën me humbjen nga Wolfsburg 4:1 ka regjistruar humbjen e tretë radhazi dhe tani gjendet vetëm tre pikë larg vendit të 16-të që e dërgon skuadrën në Bundesliga II.
“Kjo nuk ka lidhje me mendjen e shëndoshë. Tifozët e vërtetë këtë kurrë nuk do ta bënin. Asgjë nuk do të ndryshojë edhe nëse ndokush na godet në kokë”, tha futbollisti më i mirë i Köln-it, Lucas Podolski.
Tuesday, 26 April 2011 13:55