Kenny Dalglish ka thumbuar Man Unitedin dhe fansat e tyre, të cilit në ndeshje me Tottenhamin kishin sjell në Anfield një flamur me mbi shkrimin 19 tituj, duke ju thëne që të kthehen në Anfield kur ata të fitojnë pesë Champions League.
Dalglish deklaroi se ai nuk e kishte parë mbishkrimin por tha se nëse tifozët e Man Utd sjellin flamuj me mbishkrim të tillë , ne duhet t’iu dërgojmë atyre një në Old Trafford me 5 Champions League.
“Nëse një fans i United mund të sjelle një flamur në Anfield, atëherë ne ndoshta duhet ta dërgojmë një me 5 Champions League tona ne Old Traford sezonin e ardhshëm.” tha King Kenny.
“Nuk ka rendësi për mua se çka mendojnë United, për mua, ky (Liverpool) është klubi me i rëndësishëm në futboll nga të gjithë.”
“Ky klub (Liverpool) gjithmonë do të jetë më i rëndësishmi për miliona fansa në të gjithë botën, sikurse Everton që është me i rëndësishmi për disa njerëz, është e njëjta gjë për të gjithë.”
“Ne duhet ti menaxhojmë pritjet ketë dhe ne do ta bëjmë atë. Por nëse dikush është në nivelin që ju duhet ta arrini që të jeni i suksesshëm atëherë ne duhet të kalojmë në atë nivel. Ne nuk besojmë që jemi mbeturina.”
“Ne mendojmë se ne kemi mendimin e duhur qe te shkojmë përpara, pa bërtitur. Ne duam te përmirësohemi këtë vit dhe kjo është ajo qe ne jemi te vendosur ta bëjmë. Mendja e bene këtë por aftësia është faktor më i madh.”
Dalglish gjithashtu deklaroi se u ka shume borxh tifozëve të Liverpool dhe se ai ka punë të pa përfunduara këtu te lëna gjysme qysh para më shumë se 20 vitesh.
“Unë kam thëne se unë kam pune te pa përfunduara këtu kështu që në lidhje me këtë unë ndjehem se u kam borxh diçka tifozëve.” tha Dalglish
“Nuk ishte se unë u largova (para 21 vitesh) për shkak te rezultateve të dobëta apo jo?”
“Ishte shokuese për tifozët kur ndodhi, por ishte edhe me shume shokuese për mua.”
“Unë jam me fat që tifozët më kane falur për atë që kam bëre. Unë mendoj se ata e kuptojnë plotësisht atë qe ka ndodhur dhe ka një respekt te ndërsjellt në mes tifozëve dhe meje.”
Ai me tutje shtoi : “Unë kurrë nuk kam qenë larg nga futbolli dhe kur ju kërkohet që të ktheheni ne të, veçanërisht në këtë klub futbolli, është e pa-refuzueshme.”
“Do te ishte fyerje për ketë klub te futbollit, nëse unë do te kisha thëne “jo”, Por unë kurrë nuk do ta beje ketë (ti them jo Liverpoolit).”
“Kthimi tregon rolin e rëndësishëm që kanë luajtur tifozët dhe rolin e rëndësishëm që do të luajnë në qoftëse në me të vërtetë do ti lëvizim gjërat përpara.”
“Nëse ata dalin prapa lojtareve dhe lojtaret tregojnë se ata janë plotësisht për përkushtuar, pastaj këto dyja punojnë së bashku dhe jemi një forcë me të vërtetë e fortë.”
“Tifozët gjithmonë do të jenë të rëndësishëm, veqanërisht në këtë klub sepse ata gjithmonë kanë qenë pjesë e madhe e klubit.”
Sunday, 22 May 2011 10:29