Ylli i Napolit, Edinson Kavani, mendon se skuadra e tij mund ta thyejë futbollin anglez. Çelsi është ende ekipi favorit për të kaluar para në Ligën e Kampionëve, por Kavani nuk mendon se ky status do të zgjasë shumë gjatë.
“Ky është një shans i madh për ne që të thyejmë futbollin anglez”, tha ai.
“Ata kanë një reputacion të tillë, por këtë vit ata kanë dështuar dhe ne synojmë për t’ua bërë gjërat shumë më keq”.
“Ne nuk i frikësohemi Çelsit, ndaj jemi të sigurt se ne mund të eliminojmë skuadrën e fundit angleze që pretendon”.
“Nuk mendojmë se kjo do të jetë e lehtë, por me mënyrën se si kemi luajtur, ne jemi shumë optimistë”.
“Jemi në formë të mirë dhe do ta tregojmë këtë edhe sonte në fushë”, u shpreh sulmuesi uruguaian.
Kavani, ashtu si edhe shoku i tij i skuadrës, Marek Hamshik, do të jenë të vëzhguarit e veçantë nga vetë presidenti i Çelsit, Roman Abramoviç.
Klubi londinez i kërkon prej kohësh dy futbollistët dhe duke i parë drejtpërdrejt kundër ekipit të tij, miliarderi rus do të vendosë nëse ia vlen që të shpenzojë 60 milionë eurot që kërkon Napoli për t’i transferuar në Londër. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 21 February 2012 16:34