Ekspertë të anti¬terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes.
Shërbimet e sigurisë në vendin tonë i ka ‘zënë koka’ sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes ShqipëriSerbi, e cila do të luhet në 8 Tetor në Elbasan Arena.
Problemet për sigurinë e kësaj sfide janë të shumta, pavarësisht se në lojë janë futur dhe shërbimet sekrete, e ndërsa bashkëpunimi mes dy vendeve, Serbisë dhe Shqipërisë është në nivel të lartë. Burime nga shërbimet sekrete kanë thënë për Java News, se problemi i parë është pozicionimi i stadiumit në qytetin e Elbasanit. Përreth stadiumit janë katër pallate që në katet e larta të tyre ke mundësi të shikosh në ‘Elbasan Arena’.
Ekspertë të anti¬terrorit, por edhe ata të SHISH kanë zbirtur në terren dhe dy nga opsionet janë ose mbajtja nën vëzhgim të katër pallateve si dhe banorëve të tyre, ose zbrazja e pallateve disa orë para ndeshjes. Banorët e këtyre apartamenteve në shumë ndeshje kanë ‘hapur dyert’ e shtëpive për tifozët kosovarë, kundrejt një pagese, të cilët nuk kanë pasur mundësi për të marrë një biletë për t’u futur në stadium.
Ekspertët e sigurisë nuk i besojnë shumë as edhe biletave të personalizuara të bëra nga FSHF¬ja, pasi thonë se edhe këto bileta mund të falsifikohen.
Ndërkohë që në “dyqanin” online të Federatës Shqiptare të Futbollit është e pamundur të gjesh një biletë për ndeshjen me Serbinë, në “Facebook” janë të shumta faqet apo individët që kanë mundur të sigurojnë bileta. Ata i shesin ato shumë herë më shtrenjtë se çmimi zyrtar i vendosur nga FSHF¬ja, duke përfituar nga fakti që pjesa dërrmuese e biletave janë prenotuar me kohë nga institucione apo individë me pushtet.
Një tjetër problem është dhe korruptimi i efektivëve të policisë që do merren me tifozët, në kohën kur këta të fundit do të futen në stadium. Sipas burimeve nga shërbimet sekrete dhe ato të anti¬terrorit ka të dhëna se grupe të caktuara janë gati të paguajnë edhe deri në 2 mijë euro për t’u futur në stadium, për të realizuar ‘qëllimet e veta’.
Ditët e fundit, edhe pse duhen dhe tre javë nga zhvillimi i kësaj sfide, pranë autoriteteve të sigurisë ka qëndruar dhe ambasadori serb në Tiranë, Miroljub Zariç. Ky i fundit ka dhënë informacione për tifozët e mundshëm serb që do të ndjekin këtë sfidë, mes tyre do të jetë dhe kryeministri serb Aleksandër Vuçiç.
Thursday, 17 September 2015 14:02 
