Kombëtarja Kuqezi ka marr një lajm jo të mirë për ndeshjen ndaj Serbisë.
Skuadrës i janë bashkuar gjithë lojtarët, përveç Hamdi Salihit dhe Orges Shehit. Por edhe përkundër kësaj, jo të gjithë janë në nivelin e duhur dhe të gatshëm për ndeshjen ndaj Serbisë.
Në seancën e fundit stërvitore, Gianni De Biasi ka filluar të mendoi për më të keqen, mos riaftësimin e plotë të Lorik Canës.
Edhe përkundër se Kapiteni i Kombëtares kuqezi i është bashkuar grupit të ftuar nga De Biasi, ai nuk ka bërë asnjë stërvitje të plot, por vetëm disa nxehje, veçantë nga pjesa tjetër e skuadrës.
Kanë mbetur vetëm edhe dy ditë deri te ndeshja historike dhe Cana, enda nuk ka kryer një stërvitje. Kjo do të thotë se edhe nëse Lorik Cana kthehet, ai nuk do të mund të jap më të mirën e tij.
Tuesday, 06 October 2015 11:03