Xherdan Shaqiri është duke kaluar një periudhë të formës së dobët te skuadra e tij e re, Stoke City.
Xherdan Shaqiri nuk i ka punët mirë në Stoke City.
Mesfushori kosovar ka zhvilluar 10 ndeshje në të gjitha garat me skuadrën e tij të re.
Por, ai ende nuk ka realizuar asnjë gol, në përjashtim të atij në fitoren pas penalltive ndaj Chelseas në League Cup, shkruajnë mediat britanike.
Megjithatë, edhe përkundër se nuk po shënon gola, menaxheri Mark Hughes, beson se Shaqiri ka filluar t’i tregoj vlerat e tij dhe po e ndihmon skuadrën, përcjell “Lajmi.net”.
“Mendoi se po përmirësohet çdo ndeshje dhe është më efektiv. Ai po adaptohet gradualisht. Ne kemi nevojë për krosimet e tij, Shaqiri e di këtë dhe besoi se shumë shpejt do të kthehet në më të mirën e tij”, ka deklaruar Hughes.
Tuesday, 03 November 2015 16:04