Në ndeshjen e shumë pritur mes Shqipërisë dhe Serbisë nuk do të ketë tifozë serb me përjashtim të një grupi të reduktuar studentësh, por gjasat janë që në tribunën kryesore të “Elbasan Arenës” të jetë fansi numër 1 i kombëtares serbe, kryeministri i këtij vendi Aleksandër Vuçiq.
Kreu i qeverisë serbe prej kohësh ka në tryezën e tij një ftesë të hapur nga homologu shqiptar Rama, dhe megjithëse ka konfirmuar prezencën nëpërmjet postimeve në “twitter” ende nuk ka një komunikim zyrtar në lidhje me praninë e Vuçiq në stadium, por për ta bërë pothuajse të sigurt prezencën e kryeministrit serb ka menduar presidenti i Federatës serbe të Futbollit Tomislav Karaxhiq, i cili gjatë një interviste ka theksuar se në Shqipëri lojtarët dhe stafi nuk duhet ta ndjejnë as presionin e as frikën, pasi do të kenë me vete kreun e qeverisë.
“Unë personalisht do të jem në tribunë dhe bashkë me mua do të jetë edhe kryeministri Aleksandër Vuçiq. Më të në krah nuk kemi asnjë arsye për të pasur frikë, përkundrazi ai na bën të ndihemi akoma më të fortë”, deklaroi numri 1 i futbollit serb, transmeton oranews.tv.
Ndërkohë që e përditshmja serbe “Kurir” zbulon se Tomislav Karaxhiq do të jetë nën mbrojtjen dhe mbikëqyrjen e 56 oficerëve të Ministrisë së brendshme të Serbisë, këta të fundit të kamufluar si civil do të monitorojnë gjithçka lëviz përreth presidentit të federatës.
Friday, 02 October 2015 14:37