|
|
Thursday, 04 April 2013 18:10 Policia ka arrestuar dhe më pas ka lënë të lirë 8 lojtarë argjentinas të Arsenal Sarandi, të cilët u ndaluan për shkak se sulmuan pikërisht forcat e rendit në fund të takimit kundër Atletiko Mineiro të humbur me rezultatin 5-2. Policia kishte hyrë në fushë për të mbrojtur gjyqtarin nga argjentinasit që po protestonin më me zell se zakonisht, por situata degjeneroi në një zënkë të mirëfilltë me lojtarët, që solli edhe arrestimin e 8 prej tyre, ku 7 tani përballen me akuza për dhunë dhe rezistencë ndaj autoriteteve policore.
Ngjarja ka shkaktuar shumë polemika në Argjentinë, me gazetën “Olè” që nuk ka ngurruar ta cilësojë këtë si një “skandal brazilian”. Gazeta vë në dyshim aftësinë e brazilianëve për të menaxhuar situata të vështira, duke pyetur se si është e mundur që ngjarje të tilla ndodhin në një vend që vitin e ardhshëm do të organizojë Kupën e Botës. Gazeta kujton edhe ngjarjen e vitit të kaluar në finalen e kthimit të Kupës së Amerikës së Jugut mes Sao Paulo dhe Tigre, me futbollistët argjentinas që refuzuan të zbrisnin në fushë në pjesnë e dytë pasi denoncuan policinë braziliane se i kishte sulmuar dhe kërcënuar në dhomat e zhveshjeve.
Por sipas brazilianëve, gjithçka ka filluar me një agresion ndaj një koloneli të policisë ushtarake, Klaudia Araujo. “Nuk kishin as respektin më të vogël, goditën një grua”, ishte komenti i Eduardo Maluf, drejtues i Atletiko Mineiro. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »