AC Milan mund të presë një rikthim të Kaka’së nga Real Madridi, para se tregu i verës të mbyllej.
Zv/presidenti i Milanit, Adriano Galliani, ka qenë në ndjekje të ish-yllit rosoner dhe është besuar se Kaka do të shqyrtojë pozicionin e tij në radhët Real Madridit në dy javët që vijnë.
Nëse ai nuk fillon ndonjë nga katër ndeshjet e para të sezonit, Kaka mund të kërkojë një transferim në Milano.
Një huazim është, gjithashtu, i mundur, i cili do të ishte një hap i madh, duke e mposhtur Madridin, i cili kishte paguar 56 milionë funte për brazilianin, në vitin 2009. (LajmeShqip.com)
Monday, 15 August 2011 11:36