Leite Kaka, i rikthyeri në përfaqësuesen e Brazilit, ka një premtim të madh për të gjithë tifozët e Seleçaos.
Carlos Dunga, selektori i Brazilit, ka befasuar të gjithë duke e rikthyer në përfaqësueses yllin e Orlandos, Leite Kaka.
Ky i fundit nuk ishte ftuar te Seleçao gati qe një vit. Por, tani ish ylli i Milanit dhe Real Madridit, ka dhënë një premtim të madh për tifozët brazilian.
“Unë me të vërtetë e vlerësoj besimin që Dunga ka treguar në mua. Unë shpresoj se mund të kontribuojnë si në fushë, ashtu edhe jashtë saj”, ka thënë Kaka.
“Eksperiencën dhe përvojën time do të mundohem që t’i transmetoj te gjeneratat e reja”, ka theksuar Kaka.
Saturday, 15 August 2015 10:06