Felipe Melo duket se po kthehet në qendër të merkatos. Për mesfushorin bardhezi duket se është e nxehtë pista që çon në Brazil. U bë i njohur interesimi i Corinthias, por tani po hyjnë në skenë dy klube të tjera braziliane.
Bëhet fjalë për Santos dhe Sao Paolo. Këto dy ekipe mund të paraqesin ndonjë goditje surprizë për merkaton juventine. Pritet që Juventusi të përdorë brazilianin Melo për një shumë të caktuar parash për të arritur tek njëri nga të dy brazilianët që bëjnë pjesë tek këto klube, respektivisht Danilon dhe Casemiron.
Për këta lojtarë ka edhe interesim të madh nga ekipe të tjera italiane si Interi dhe koalicioni i famshëm Milan-Genoa.
Thursday, 21 July 2011 12:11