Në shtëpinë juventine bëhet gati rithemelimi. Sezonin e ardhshëm është i detyrueshëm rikthimi në nivelet e larta. Për të arritur këtë gjë, Marotta është vënë në ndjekje të lojtarëve të kalibrit ndërkombëtar, ku spikat Lassana Diarra (26) i Real Madridit.
Diarra ka qenë në qendër të diskutimeve mes Florentino Perez dhe Beppe Marotta gjatë takimit të kryeqytetin spanjoll. Sipas Tuttosport, së shpejti do të ketë një takim tjetër mes ekipeve ku do të vendosen detajet finale për kalimin e ish lojtarit të Chelsea dhe Portsmouth tek bardhë-zinjtë torinez.
Të dyja palët duken shumë pranë dakordit dhe tashmë hapet mundësia e një kalimi të Felipe Melo në Premier League.
Monday, 16 May 2011 14:23