Nënpresidenti i AC Milan, Adriano Galliani, shpërtheu pas përfundimit të ndeshjes, kue Milan pësoi disfatë 2-0 nga Juventus.
Juve nuk ishte askund hiq në sezonin që lamë pas në Serie A, mirëpo ata e kanë lodhur skuadrën e AC Milan në ndeshjen e zhvilluar mbrëmë dhe për këtë arsye Galliani ishte shumë i zemëruar dhe, siç thotë Tuttosport, ai refuzoi edhe darkën, në të cilën ishte i ftuar nga presidenti i Juves, Andre Angelli.
Ndërsa, ish-ylli i Juventusit, i cili tani është lojtar i Milanit, Gianluca Zambrotta, pranoi: “Ne kemi luajtur një nga ndeshjet tona më të këqija, Juve ishte më vdekjeprurës dhe ishin më të vendosur.” (LajmeShqip.com)
Monday, 03 October 2011 21:39