|
|
Saturday, 20 October 2012 21:50 Juventus ka lëshuar një tjetër sinjal të qartë se këtë vit është ajo skuadra që duhet mundur në Itali për titullin kampion duke kaluar rivalët direkt të Napolit me rezultatin 2-0.
Në një ndeshje të luftuar në çdo cep të fushës, Juventus dhe Napoli kanë menduar më shumë për të mos pësuar sesa për të shënuar, e si rrjedhojë skuadrat nuk kanë krijuar shumë raste para portave kundërshtare. Një traversë e Kavani nga njëra anë dhe dy raste të Xhovinko e Matri nga ana tjetër janë ato që duhen veçuar më shumë nga pjesa e parë që u mbyll me rrjeta të paprekura.
Ndërkohë, duke parë se situata nuk po lëviz, Konte duket se gjen lëvizjen e duhur, duke urdhëruar nga distanca aktivizimin e Kaceres dhe Pogba. Të dy futbollistët, të sapofutur në fushën e lojës, ndryshojnë fatin e ndeshjes. I pari shënon me kokë pas një goditje nga këndi, ndërsa i dyti gjen rrjetën me një gjuajtje nga jashtë zonës që nuk i lë mundësi reagimi portierit De Sanktis.
Më këtë fitore, Juventus çoi në 47 numrin e ndeshjeve pa u mundur në kampionat, ndërsa tani është e shkëputur 3 pikë nga Napoli që është skuadra që mban vendin e dytë në renditje.
Ndërkohë, komplikohet edhe më shumë situata e Milanit, që është mundur përsëri, këtë radhë nga Lacio me rezultatin 3-2. Në sfidën e luajtur në kryeqytetin italian, vendasit kanë dominuar pjesën e parë, duke e mbyllur në avantazh të dy golave falë perlave të Hernanes e Kandreva. Në fillimin e pjesës së dytë, është Klose që gjen goli e tretë, duke mbyllur praktikisht ndeshjen.
Por Milani tenton të pamundurën dhe fillimisht gjen rrjetën me De Jong, e më pas është El Sharaui që shënon golin e dytë për kuqezinjtë. Por pavarësisht tentativave të shumta në minutat e fundit, ndeshja mbyllet 3-2 për Lacion që e sheh veten në vendin e tretë në renditje, ndërsa Milani mbetet vetëm 2 pikë larg zonës së rënies nga kategoria. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »