Pas refuzimit që gjermanët i bënë ofertës prej 20 milionë eurosh, Bianconerët kanë bërë një tjetër ofertë në vlerë 29 milionë.
Juventus ka rritur ofertën për asin e Schalke 04, Julian Draxler, duke ofruar 23 milionë euro plus 6 milionë të tjera në bonuse.
Bianconer-ët fillimisht patën ofruar 20 milionë për shërbimet e sulmuesit që ka edhe tre vite të mbetur në kontratë.
Drejtori ekzekutiv i ‘Zonjës së vjetër’, Beppe Marotta tha se “Jemi afër braktisjes së negociatave për një numër arsyesh, por jemi ende në kërkim të një lojtari që do të luajë prapa sulmuesve”.
Skuadra kampione e Serie A pritet që të shtojë tentimet për të siguruar një mesfushor me tipare sulmuese, sidomos pas humbjes shokuese nga Udinese, në xhiron e parë të sezonit të ri.
Friday, 28 August 2015 14:33