Në merkato duhet fantazi, aftësi për të shitur, bindur dhe vendosur. Në pritje të kampionit të premtuar po shikojmë sesi Juventusi po përgatit një politikë shkëmbimi me Fiorentinën.
Fiorentinës i pëlqejnë disa lojtarë juventinë si Amauri, Martinez dhe Sissoko. Marotta po mendon të ofrojë 2 nga këta të 3 për të marrë Juan Manuel Vargas i cili shikohet si një mesfushor i majtë mjaft cilësor për modulin e Contes.
Vargas është një lojtar i ri dhe me eksperiencë, me aftësi të mira mbrojtëse dhe sulmuese, me krosime shumë të sakta dhe një goditje “vdekjeprurëse” nga jashtë zone. Të gjitha këto aftësi të vlerësuara nga Conte.
Për Martinez nuk është problem ky transferim sepse atje do të gjente trajnerin që e bëri të famshëm, Mihajlovic kurse Sissoko dhe Amauri do të duhet të ulnin pagën e tyre.
Monday, 04 July 2011 20:11