Diskutohej gjithmonë pasioni dhe ngrohtësia e tifozëve ndaj Zonjës së Vjetër.
Shumëkush i etiketonte tifozët e bardhezinjve si të “ftohtë”, por në realitet gjërat janë shumë ndryshe.
Në “Il Sole 24 ore” thuhet se ndër tifozët italian që ndjekin skuadrën e tyre në stadium, Juventusi është në vend të parë. Këtë vit 19 ndeshjet e Juves në shtëpi I kanë ndjekur 393.000 tifozë, me një indeks të shfrytëzimit të impiantit prej 81.4%.
Të paktën në këtë renditje të veçantë, Juve është e para, të ndjekur nga Napoli me 75.5%, Inter 73.4% dhe në vendet e fundit kemi Bari, Chievo dhe Lecce.
Ky është një rezultat shumë i mirë për Juven, sidomos tani që bëhet gati stadiumi i ri.
Wednesday, 01 June 2011 12:34