Juventusi duket se ka gjetur emrin e sulmuesit që kërkon prej kohësh, një lojtari që t’i garantojë lojë dhe gola. Bëhet fjalë për Karlos Tevez, argjentinasin e Mançester Sitit, i cili duket se u intereson shumë bardhezinjve dhe sidomos trajnerit Konte.
Sipas mediave italiane, të nxitur nga vetë trajneri, drejtuesit juventinë kanë bërë hapat e para duke kërkuar informacion për shitjen e mundshme të lojtarit i cili një vit më parë ndiqej me interes nga Milan e Inter, por që tashmë asnjë prej tyre nuk ka luksin të paguajë rrogën e lartë të tij.
Futbollisti argjentinas është në vitin e fundit të kontratës me Mançester Sitin, që do të thotë se vlera e shitjes së tij nuk do të jetë shuam e lartë. Por rroga e tij është ende problem, pasi ai aktualisht përfiton 8 milion euro në sezon dhe dëshiron që të vazhdojë të përfitojë një shumë të përafërt, që kalon me 2-3 milion tavanin e rrogave të vendosura nga klubet kryesore italiane
Megjithatë, juventinët e dinë që për të bërë hapin cilësor të radhës duhet të bëjnë edhe sakrifica të rëndësishme ekonomike, ndaj po mendohet se si të bëhet e mundur mbërritja e sulmuesit argjentinas, ndoshta duke siguruar paratë e rrogës së tij nga shitja e 2-3 lojtarëve të cilët kanë luajtur rol dytësor, apo atyre që nuk do të gjenin më hapësira me afrimin e Tevez, si Matri e Kualjarela. (LajmeShqip.com)
Friday, 17 May 2013 19:06