Juventusi me të vërtetë duket se i ka marrë gjërat seriozisht dhe dëshiron me ngulm që të kthehet aty ku e ka vendin.
Ndërsa javën e kaluar flitej se gjatë një udhëtimi në Milano, Tevez ishte takuar me zyrtarë të Interit për një transferim të mundshëm në Serie A, tani menaxheri i përgjithshëm i Juves, Beppe Marotta dhe drejtori sportiv Fabio Patrici, janë takuar me agjentin e Tevez, Kia Joorabchian, për të biseduar mundësinë e transferimit të sulmuesit tek Zonja e Vjetër.
Joorabchian ua bëri të qartë shefave të Juves se për të nënshkruar me kapitenin e City-t duhet të derdhin shumë para.
“Qytetarët” dëshirojnë hiq më pak se 30 milion euro nga shitja e Tevez, dhe lojtari do ta marrë parasysh Juven vetëm nëse këta të fundit kualifikohen në Ligën e Kampionëve.
Wednesday, 13 April 2011 12:20