Juventus është shumë i interesuar për ta mbajtur në klub portierin Marco Storari dhe ka vendosur t’i ofrojë atij një zgjatje të kontratës deri në vitin 2014.
Juventus beson se Storari ka përvojën e duhur dhe është i gatshëm t’i ofrojë 34-vjeçarit një zgjatje të kontratës.
Storari iu bashkua Juventusit nga Milan, në verën e vitit 2010. Gardiani ishte titullar në sfidën Roma-Juventus, ku Zonja e Vjetër fitoi me rezultat 0-2 dhe pikërisht Storari bëri një paraqitje të jashtëzakonshme.
Duket e pamundur që Storari të jetë titullar kur Bufon është plotësisht i aftë, por ky i fundit vazhdimisht është duke u lidhur me një lëvizje larg nga Juve, dhe për këtë arsye Storari mund të bëhet numri një i portës së Juves.
Në javën e ardhshme pritet të fillojnë bisedimet për një marrëveshje të re trevjeçare.
Tuesday, 05 April 2011 07:49