Pirlo është një lojtar që është mësuar të luajë në një mesfushë me 3 lojtarë, i lirë nga çdo detyrë mbrojtëse. Conte është një partizan i 4-4-2, por është shprehur se është i gatshëm të ndryshojë për regjisorin breshian.
Duket se Juventus vitin tjetër do t’i rikthehet 4-3-1-2, me Pirlon, Marchision dhe Diarran në mesfushë, të tre në rolet e tyre të preferuara dhe Pastore pas dy sulmuesve Aguero, Matri e Quagliarella.
Bastos duket se do të përdoret si mbrojtës i majtë, që do të kontribuojë akoma më shumë në fazën sulmuese.
Conte është më shumë i kujdesshëm në fazën sulmuese sesa në atë mbrojtëse. Është një trajner që ka udhëhequr Juventusin si kapiten në suksese të panumërta dhe e njeh mirë ambientin bardhezi. Ai do të dijë më së miri të përballet me problemet dhe nëse i vihet në dispozicion një skuadër konkuruese, do të dijë ta shfrytëzojë maksimalisht.
Do të kemi një Juventus dominues në merkato dhe mërkato nuk është e hapur ende.
Një gjë është e sigurt. Ky vit do të sjellë një ndryshim radikal në botën juventine. Mbase mund të mos fitojë gjithçka, mbase fiton diçka, mbase nuk fiton asgjë, por do të ketë një lojë të bukur dhe dëfryese. Do të ketë lojtarë që dinë t’i argëtojnë tifozët, si Aguero, Pastore, Pirlo.
Gjatë këtyre ditëve janë rihapur bisedimet për një kalim të Pastores tek Juventusi. Javier Pastore (21), që na javët e fundit ishte shumë pranë Barcelonës dhe Romës, tashmë duket se është më pranë se kurrë torinezëve.
Sipas asaj që shkruan Gianluca Di Marzio tek blogu i tij zyrtar gianlucadimarzio.com, bardhezinjtë duken pretendentët kryesorë për fantazistin palermitan, duke pasur parasysh një miqësi të ngushtë dhe të papritur të “Zonjës së Vjetër”.
“Të gjithë e duan, kushedi nëse dikush do ta marrë vërtet. Javier Pastore i pëlqen Silvio Berlusconit, Morattit, Juventusit. Orët e fundit, Marotta është ai që e kërkon me më shumë ngulm. Ndër të tjera, Marotta ka punuar me Zamparini- në Venezia dhe janë shumë miq. Emrat kryesorë mbeten Pastore, Aguero, Tevez dhe Benzema”.
Një tjetër gjë pozitive është se zëvendësuesit e këtyre lojtarëve, në rast mosardhjeje, nuk do të jenë Gilardino, Huntelaar, Elmander, por do të jenë Tevez, Benzema e Giuseppe Rossi. Të gjithë kampionë të mëdhenj, që mund të luajnë vetëm mirë për ne.
Gjithashtu ka dalë në shesh edhe opsioni Rolando, agjenti i Rolandos, Tirri, shprehet i lumtur për kupën e fituar nga asisti i tij dhe kërkon të sqarojë situatën aktuale për mikrofonat e Premium Calcio: “Rolando është nga mbrojtësit më të mirë në qarkullim dhe kërkohet nga shumë ekipe elitare evropiane”.
“Është normale që dje kishte edhe drejtues të Interit, sepse ishte një finale. Kishte vëzhgues nga e gjithë Evropa. Ajo për çka mund t’ju siguroj është fakti se deri më tani, Juventusi është e vetmja skuadër italiane që është vënë në gjurmët e tij”.
“Lojtari kushton 15 milionë euro dhe bardhezinjtë duken të bindur për të hyrë në bisedime”, thekson Tirri.
Alain Migliaccio, agjenti i Riberys, tha: Pas një sezoni katastrofal, që mund t’i kushtojë me mospjesëmarrje në garat evropiane në sezonin e ardhshëm, menaxhmenti i Juventusit ka filluar menjëherë të kërkojë emra të rinj në skuadër.
Shumë emra janë në listën e transfereve të torinezëve, si Franck Ribery, dhe që kanë qenë prej kohësh në shënjestër nga klubi i Torinos.
Mesfushori i Bayernit të Munihut , i lindur në vitin 1983, megjithatë, vështirë se mund të largohet nga Gjermania. Këtë e ka konfirmuar agjenti i tij, Alain Migliaccio, i cili foli ekskluzivisht për mikrofonat e Calciomercato:
“Franck ka një kontratë me Bayernin deri në vitin 2015 dhe unë nuk mendoj se do të largohet nga klubi bavarez. Ndër të tjera, Juventus nuk do të luajë vitin e ardhshëm në Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, asnjëra nga këto, deri më tani nuk është zyrtare, gjithçka pritet të vendoset në fund të sezonit.
Friday, 20 May 2011 09:56