30-vjeçari u transferua në Liverpool si një transfer i lirë gjatë kohës së Rafael Benitez, ndërsa pas disa muajve ai filloi të jetë nën kujdesin e Roy Hodgson.
Me rikthimin e King Kennyt në fronin e Liverpoolit, Jovanoviç assesi nuk po gjen hapësirë për të luajtur në përbërjen e parë, prandaj serbi theksoi se do të ishte më mirë po të isha transferuar në Bundesligë ose në Serie A.
“Nëse unë do të shkojë në Itali apo Gjermani, unë do të isha i lumtur, jeta ime do të ishte më e mirë”, tha Jovanoviç.
“Në Belgjikë unë isha duke jetuar në një zonë ku ka pasur shumë njerëz nga Serbia dhe jeta ime ishte e ndryshme dhe më dinamike. Liverpool është një vend ndryshe, unë jam këtu i vetëm pa askënd, unë jam vetëm një i huaj dhe shumë i vetmuar”, tha ai.
“Liverpool është një klub, të cilin ju nuk mund të refuzoni, por kam keqardhje që u largua Benitez”, është shprehur lojtari.
“Nëse Benitez do të kishte qëndruar në Liverpool unë besoj se çdo gjë do ishte më ndryshe për mua. Ka pasur 15 klube të tjera që kanë pasur interesim për mua, por unë zgjodha Liverpoolin dhe bëra gabim”, theksoi Jovanoviq..
Friday, 22 April 2011 09:11