Jose Mourinho duket i qetë para derbit me Arsenalin duke thënë se nuk është ndeshje e rëndësishme
Ka kohë që Jose Mourinho dhe Arsene Wenger bëjnë luftë mediatike. Para sfidës që zhvillohet të shtunën në Stamford Bridge, Mourinho ka thumbuar Arsenalin duke thënë se ata nuk janë në garë për titull.
“Dy sezone më parë ne fituam çdo ndeshje me pretendentët për titull dhe nuk ishim kampionë, prandaj nuk mendoj se është ndeshje e rëndësishme. Nuk është vendimtare. Nuk mendoj se Arsenali është në garë për titull. Unë e mendoj si ndeshje të thjeshtë. Është vetëm Chelsea ndaj Arsenalit”, ka deklaruar Jose Mourinho. /Express
Saturday, 19 September 2015 14:53