Jose Manuel Jurado mund ta lërë Schalken para mbylljes së afatit kalimtar të verës dhe të transferohet tek Inter, që ka treguar interes për nënshkrimin e mesfushorit me tipare sulmuese.
La Gazzetta dello Sport raporton se Gian Piero Gasperini ka zbuluar se Interi është pak i mangët në mesfushë dhe ish-trajneri i Genoa thuhet se e sheh 25-vjeçarin Jurado si një shtesë e dobishme për listën e tij.
Jurado u bashkua me Schalken nga Atletico Madrid, në verën e vitit 2010, por spanjolli i ka tejkaluar të gjitha pritjet dhe ka dëshmuar cilësi të larta.
Mesfushori ka një kontratë deri në verën e vitit 2014 me klubin e tij aktual, por Gelsenkirchen mund të joshen përpara, në kesh, nëse çmimi është i kënaqshëm.
Interi ende nuk e ka kontaktuar zyrtarisht Schalken për disponibilitetin e Jurados, por ata shpresojnë në nënshkrimin e mesfushorit mbi një marrëveshje njëvjeçare, në huazim me një opcion për të blerë. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 23 August 2011 16:39