SS ka zbuluar se i riu portugez kishte vendosur për t’u kthyer në atdhe përkohësisht.
Toffees ka njoftuar tani se marrëveshja është arritur për 21-vjeçarin, i cili ende nuk është paraqitur për ekipin e parë të Evertonit në Premier League.
Silva shënoi katër gola në 12 ndeshje, ndërsa ishte në huazim tek Uniao de Leiria sezonin e kaluar dhe shpresohet se ky sezon do të jetë edhe më i mirë për të.
Duke shënuar 14 gola në sezonin e tij të parë, Silva ka tërhequr interesim nga një
mori e klubeve të nivelit të lartë.
Trajneri i Evertonit, David Moyes, fitoi garën për të siguruarshërbimet e tij, me nënshkrimin e një marrëveshjeje trevjeçare në Goodison Park, verën e kaluar.
Por, ai ishte pjesë e skuadrës rezervë në sezonin e fundit përpara se të dërgohet për huazim në Portugali, tek Uniao de Leiria, për të cilët ai shënoi në një barazim 3-3 kundër Benficas.
Silva kishte luajtur dy ndeshje gjatë turneut të fundit të Evertonit në Rusi. (LajmeShqip.com)
Saturday, 13 August 2011 11:15