Grupi “Royal Emirates” ka zyrtarizuar blerjen e klubit spanjoll Getafe për 90 milion euro.
Getafe e mbylli sezonin e shkuar në vendin e gjashtë të kampionatit spanjoll, ndërsa në këtë kampionat renditet në vendin e katërmbëdhjetë, me vetëm katër pikë larg zonës së skuadrave që luftojnë për të mbijetuar në La Liga.
Objektivi i pronarëve të rinj është ta ngjisin skuadrën në majat e futbollit spanjoll, ndërsa në dy vitet e ardhshme do të synojnë sigurimin e një vendi në Ligën e Kampionëve.
Tifozët e Getafes mund të shpresojnë, pasi grupi “Royal Emirates” është një siguri për të ardhmen.
Pronarët e rinj të klubit spanjoll nuk kanë preferuar të zbulojnë shifrat që do të shpenzohen duke filluar nga merkatoja e ardhshme, por kanë zbuluar se kanë në listën e tyre disa futbollistë të njohur, ndërsa do të shihet edhe mundësia e transferimit të disa lojtarëve arabë.
Getafe është klubi i tretë në La Liga që financohet nga kompani të huaja. Më parë skuadra e Malaga u ble nga familja mbretërore e Katarit, ndërsa Santander kaloi në pronësinë e një biznesmeni indian.
Friday, 22 April 2011 12:29