Zyrtarët nga skuadra e Fiorentinës, kohëve të fundit e përjashtuan një lëvizje të lojtarit në ndonjë skuadër tjetër italiane, edhe pse agjenti ka konfirmuar tani se Interi nuk do të jetë punëdhënës i ri i Montolivos.
“Nëse Montolivo mund të shkojë në Inter? Unë do të them se futbolli ka fantazi dhe asgjë më shumë,” tha Branchini, sipas Il Corriere dello Sport.
Branchini foli edhe mbi transferimin e propozuar të një tjetër lojtari që ai e përfaqëson, Andrea Poli, për Interin, dhe theksoi se klienti i tij mund të lëvizë nga Sampdoria në Giuseppe Meazza.
“Ne jemi në fazat e mbylljes. Lojtari do të jetë shumë i kënaqur kur negociatat të kenë një rezultat pozitiv.”
Interi besohet të jetë në prag të nënshkrimit të mesfushorit të Sampdorias, për një huazim me qëllim blerjeje. (LajmeShqip.com)
Tuesday, 30 August 2011 09:59