Jens Lehman është pranë kthimit për herën e tretë te Arsenali pasi i është ofruar një vend pune si trajner me kohë të pjesshme në këtë skuadër, si pjesë e planit për të marrë licencën e trajnerit në kampionatin anglez.
Në pritje për të marrë licencën UEFA Pro, ish-portieri Arsenalit është në pritje edhe të vendimit të institucionit që drejton futbollin evropian nëse ai mundtë regjistrohet pranë Federatës së Uellsit, pas disa polemikave që ka patur me Federatën Gjermane të Futbollit.
Nëse atij do t’i jepet drejta, do të fillojë punën që nga muaji i ardhshëm, ndërsa do të qëndrojë te ekipi i rezervave si trajner për një vit që të fitojë eksperiencë.
Debatet e Lehman me Federatën Gjermane filluan kur ai nuk u paraqit në një kurs për licencën e trajnerit pasi në atë periudhë po mendonte rikthimin në fushën në moshën 42 vjeçare me skuadrën e Shalkes. Pasi Federata Gjermane i refuzoi atij licencën, Lehman vendos të aplikonte te Federata Uellsiane e Futbollit dhe çështja aktualisht ka përfnduar në zyrat ligjore të UEFA-s.
Para se të fillonte kursin për trajner, Lehman ka bërë të qartë se ëndërronte që një ditë të bëhej trajner në Angli, ndërsa ulja në stolin e Arsenalit do të ishte maksimumi pasi ishte një klub që e njihte shumë mirë. (LajmeShqip.com)
Saturday, 10 March 2012 16:15