Udhëheqësit Ligue 1, Paris Saint-Germain kanë njoftuar se ish-CEO i Juventusit, Jean-Claude Blanc, është emëruar shef i përgjithshëm i skuadrës së tyre.

Ka pasur një mori ndryshimesh në radhët e klubit francez në muajt e fundit. Ata emeruan ish-trajnerin e Milanit dhe Interit, Leonardo, drejtor sportiv, ndërsa shuma të mëdha janë shpenzuar për lojtarët si Havier Pastore.
Blanc, i cili ishte një nga forcat lëvizëse të Juves, pas ndërtimit e stadiumit të ri Juventus, tani do të punojnë ngushtë me Leonardon në mënyrë që ta çojë klubin francez përpara.
“Ne jemi shumë të lumtur dhe do ta mirëpresim Jean-Claude Blanc, një profesionist i madh në fushën e sportit, ekspertiza e të cilit do të na ndihmojë për të arritur qëllimet që kemi përcaktuar,” njoftoi Presidenti i Qatar Sport Investimets, Nasser Al-Khelaifi.
Blanc ka mbajtur poste të larta në një numër të sporteve të tjera, duke përfshirë, tenis, çiklizëm dhe gara me motor. (LajmeShqip.com)
Friday, 07 October 2011 20:41