Kalimi ose jo i mesfushorit shqiptar Lorik Cana tek skuadra italiane e Lacios duket se do të vendoset javën e ardhshme.
Këtë e ka deklaruar Cenk Ergun, drejtori i përgjithshëm i Gallatasarajit, i cili është shprehur për mediat turke se, “konaktet me Lacion për Lorik Canën kanë filluar. Javën e ardhshme do të vendosim për të ardhmen e tij”.
“Javën e kaluar u zgjodh presidenti i ri i Gallatasarajit, kështu që duhet ta shtyjmë gjithçka të hënën apo të martën e ardhshme. Do të takojmë Canën për të folur për të ardhmen e tij dhe do t’i prezantojmë të gjitha ofertat”, shtoi Ergun.
Për mesfushorin e kombëtares shqiptare ka pasur mjaft oferta nga disa klubeve të kampionateve kryesore në Evropë, teksa skuadra italiane e Lacios, ku është drejtor ish-futbollisti i kombëtares shqiptare, Igli Tare, është më pranë Canës.
Thursday, 19 May 2011 19:20