Talenti i Manchester Unitedit, Adnan Januzaj në konferencën për shtyp sot për media ka thënë se dëshiron të qëndrojë në Old Trafford e të luftojë për një vend në ekip.
Kosovari është i lidhur me një transferim në Sunderland, në formë huazimi një vjeçar, transmeton Koha.net. Në ndeshjen e fundit Unitedi arkëtoi tre pikë falë golit të tij kundër Aston Villës.
“Jam i lumtur të luaj dhe të jap çdo gjë për trajnerin dhe klubin. Ky është një sezon i ri dhe jam i gatshëm të jap më të mirën time që të përmirësohem. Jam i lumtur në United dhe i kënaqur me mënyrës se si menaxheri ka punuar me mua”, është shprehur Januzaj për faqen zyrtare të klubit.
Kurse trajneri i tij, Louis van Gaal është ndarë i kënaqur deri më tani me Januzajn, por kërkon ende punë nga ai.
Tuesday, 18 August 2015 09:04