“Jashtëtokësorët” e Barcelonës së Guardiolës, të mësuar me fitore të njëpasnjëshme, i kanë përjetuar shumë të trishtuar dy disfatat më të rënda të sezonit të kaluar, humbjen me Real Madrid në kampionat që mbylli luftën për titullin kampion, si dhe disfatën përballë Çelsit në Ligën e Kampioneve në gjysmëfinalet e turneut.
Këtë fakt e ka konfirmuar vetë klubi katalanas, i cili ka vendosur të publikojë disa momente të veçanta nga dhomat e zhveshjeve të skuadrës pas atyre dy ndeshjeve, ku duket qartë trishtimi i lojtarëve katalanas.
Në foto dallohen Iniesta dhe Pujol që duken si të hipnotizuar, duke menduar ato që ndodhën gjatë ndeshjes, ndërsa Pike mban kokën mes duarve.
Por fotot më domethënëse janë ato të Lionel Mesit, ku talenti argjentinas shfaqet i dëshpëruar, i ulur i vetëm në një cep duke mbuluar kokën me peshqir në mënyrë që aparati fotografik të mos kapë lotët, sidomos ato pas ndeshjes me Çelsin kur rezultoi vendimtare penalltia e humbur nga ai. (LajmeShqip.com)
Wednesday, 28 November 2012 19:23