|
|
Wednesday, 30 January 2013 18:46 Gjyqtari Kevin Friend ka një armik të përbetuar që do ta mallkojë gjatë të gjithë jetës së tij, atë që tashmë në Angli cilësohet si bastexhiu më i pafat i historisë. Gjyqtari anglez nuk ka bërë një faj të madh, thjesht i ka rënë bilbilit një sekondë më shpejt në fundin e ndeshjes Lids-Totenhem të Kupës FA që u luajt të dielën, por ajo vërshëllimë i ka kushtuar bastexhiut 500 mijë paund.
Bastexhiu nga Oldham ishte shumë pranë realizimit të bastit më të bujshëm duke parashikuar me rezultat ekzakt të 3 surprizat e Kupës FA të ditës së diel, si dhe atë të Sëlltik në Skoci, ndërsa kishte vënë bast vetëm 3 paund. Skedina e tij kishte 4 rezultatet Brentford-Çelsi 2-2 (koef. 18), Lids-Totenhem 3-1 (koef. 25), Oldham-Liverpul 3-1 (koef. 80) dhe St. Mirren-Sëlltik 3-2 (koef. 50).
Por ai nuk ka mundur t’i gëzohet fitimit të shumës prej 506562 paund, pasi gjyqtari Friend i ra bilbilit para se topi i gjuajtur nga distanca nga Randolf Austin të ndalej në rrjetën e portës së boshatisur dhe takimi Lids-Totenhem u mbyll 2-1 e jo 3-1 si kishte parashikuar ai. Si rrjedhojë, ai përfitoi vetëm 17055 paund, një ngushëllim i vogël në krahasim me shumën që do të fitonte nëse gjyqtari do të kishte duruar edhe 1 sekondë më shumë.
Këtë fakt e ka pranuar edhe përfaqësuesi i kompanisë së basteve sportive “Ladbrokes”, Aleks Donohue. “Gjyqtari ka shkatërruar ëndrrën e klientit tonë. 17 mijë paund është një shumë e konsiderueshme, por ai ishte me kuptimin e plotë të fjalës vetëm një sekondë larg asaj që do t’i ndryshonte përgjithmonë jetën”.
Kompanitë e basteve e kanë cilësuar të dielën si një nga ditët më tronditëse për bastet sportive, pasi të tre skuadrat e Premier Ligës angleze nuk arritën të fitonin kundër kundërshtarëve që vinin nga kategori më të ulëta. (LajmeShqip.com)
Trajnerët e së ardhmes kërkojnë licenca gjermane në Obiliq
Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar
lexo më shumë »Gerrard rikthehet në Premierligë?
Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me
lexo më shumë »Perez Ronaldos: Unë dhe t’i kemi punë (Video)
Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një
lexo më shumë »Rooney: Vështirë kundër ekipeve që mbrohen
Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney.
lexo më shumë »Icardi në Premierligë?
Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë
lexo më shumë »Benitez ka një porosi për tifozët e Realit
Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real
lexo më shumë »