Dy lojtarët më të mirë në botë vazhdojnë ta sfidojnë njëri tjetrin duke thyer rekorde të ndryshme
Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo dhe ai i Barcelonës, Lionel Messi, kanë arritur në kuotën e 80 golave në garat Evropiane.
Messi me dy golat e shënuar në finale të Superkupës së Evropës ndaj Sevillas, arriti në kuotën e 80 golave në garat Evropiane duke barazuar kështu Ronaldon, njofton uebsajti zyrtar i UEFA’së.
Nga këto gola, Messi më së shumti i ka shënuar Milanit, gjithsej 8 gola, derisa Ronaldo duket se klub të preferuar ka Ajaxin që i ka shënuar gjithsej 7 gola.
Kundër klubeve gjermane Messi qëndron më mirë. Ai i ka shënuar 12 gola të gjitha klubeve gjermane me të cilat është përballur gjatë karrierës së tij. Ndërsa Roanldo kundër klubeve gjermane ka arritur të shënoi 11 gola.
Për më shumë shikoni Foton që tregon statistikat e dy lojtarëve më të mirë në botë. /Express
Saturday, 12 September 2015 12:12 
