Lajme Shqip Tuesday, 31 May 2011 15:33

Kampionia e re e Evropës, FC Barcelona, pas festimit të titullit ka filluar të mendojë seriozisht në përforcimin e skuadrës për sezonin e ri dhe t’i ripërsërisë sukseset e viteve të fundit.
Barça nuk e ka ndërmend të kursehet, duke pretenduar se kanë skuadër që prapë të fitojë gjithçka. Me disa largime që pritet të bëhen, si shitja e lojtarëve në huazim dhe disave në skuadër, Barça do të pushtojë tregun evropian të transferimeve.
Guardiola, Zubizarreta dhe komplet stafi tjetër i Barçës do të vihen në ofensivë për të sjellë emrave të rinj e premtues.
Sipas SPORT, Barça ka në mendje 3 emra të mëdhenj: Cesc Fabregas, Alexis Sanchez dhe Giuseppe Rossi. Alternativë mbeten edhe Javier Pastore dhe Willian Borges, ndërsa “EMD” thotë se Javier Pastore është favorit nga stafi i Barçës.
Fabregas është emri që kërkohet gjatë nga Barça dhe duket se në këtë vit mund të realizohet transferimi i tij. Por, Barça do të tentojë ta blejë atë me një shumë minimale, me rreth 25-30 milionë euro, ndoshta edhe përfshirjen e ndonjërit prej lojtarëve të saj.

Vetë Cesc është i entuziazmuar të rikthehet në vendlindje dhe verën e kaluar, kur ishte shumë pranë kalimit, u bllokua transferimi i tij, duke i ‘premtuar’ se do të fitojnë trofe dhe do të largohej vitin tjetër. Cesc dhe vetëm Cesc,  kjo është kërkesa e Pep Guardiolës.

Giuseppe Rossi, italiani 24-vjeçar, lojtar i Villarrealit, është opcioni i parë i Barçës për sulm. Rossi ka pasur një sezon të shkëlqyer me Villarreal, duke realizuar 32 gola në këtë sezonë, në të gjitha garat. Skuadra nga El Madrigal kërkon 35 milionë euro për të, por Barça nuk ofron më shumë se 30 milionë euro dhe këtë shumë do të mundohet ta reduktojë me ofrimin e Botias, të cilin Barça mund ta riblejë për 1 milionë euro, në vend të rreth 25 milionë eurosh.
Alexis Sanchez, kileani 22-vjeçar, lojtar i Udineses, ka qenë sensacioni i këtij edicioni në Serie A. Me 12 gola dhe 11 asiste në këtë edicion, teknikë dhe shpejtësi, Alexis konsiderohet ideal për Barçën. Është zgjedhur si lojtari më i mirë i sezonit në Itali. Zyrtarët e Barçës kanë negociuar me agjentin e lojtarit dhe janë pajtuar për të gjitha pikat e marrëveshjes para pak kohësh, mirëpo nuk ka pasur ofertë konkrete në drejtim të skuadrës së Udineses.
Problemi tek Sanchez qëndron në faktin se lojtari ka oferta të mëdha nga Chelsea e Man City të cilat kanë ofruar nga 35 milionë euro, ndërsa Inter ka raporte të shkëlqyera me skuadrën e Udineses, dhe po ashtu ka ofruar shumë të madhe parash dhe disa lojtarë.
Barça duhet të ngutet shumë nëse e dëshiron blerjen e tij, sepse ofertat në drejtim të tij nuk kanë të ndalur. Por, vetë lojtari është tejet i entuziazmuar të luaj ëtek skuadra që po cilësohet “më e mira në histori” dhe përkrah lojtarit më të mirë në histori, Messi.
Javier Pastore, Argjentinasi 22-vjeçar, lojtar i Palermos, nga shumë ekspertë është cilësuar si “Kaka i Argjentinës”. Një lojtar i gjatë, me teknikë të dalluar, golashënues i mirë, me 12 gola e shumë asiste, një shok i Messit, është njëri prej emrave më të kërkuarve në tregun e futbollit dhe prej emrave që kanë potencial të madh dhe premtojnë shumë në të ardhmen.
Vetë Presidenti i Palermos ka deklaruar se “Pastore do të shkojë tek Barça”, duke theksuar se lojtari e ka ëndërr bashkimin me Messi.
Vetë Messi ka kërkuar nga drejtuesit e Barçës që Pastore të jetë blerja e ardhshme e klubit.
Willian Borges. Një opsion tjetër është edhe braziliani 22-vjeçar i Shakhtar Donetsk. Vetë lojtari ndjehet i privilegjuar me vëzhgimin e Baçës për të. Por, skuadra ukrainase kërkon rreth 25 milionë euro për të.
Një opcion i viteve të kaluara mund të rikthehet në agjendën e Barçës. Fjala është për Sergio Agueron, sulmuesin 22-vjeçar të Atletico Madridit dhe kombëtares së Argjentinës.
Por, çmimi i lartë prej 45 milionë eurosh që kërkon Atletico, është i papranueshëm për Barçën. Por, mund të ulet kjo shifër, pasi vetë lojtari do ta ëndërronte një kalim tek Barça dhe mundësinë që të përfshihen edhe lojtarë në këtë marrëveshje.
Në rast se Barça arrin marrëveshje me Cesc dhe 2 prej sulmuesve të lartpërmendur, sidomos Alexis/Pastore dhe Rossi, atëherë mund të priten largime në sulmin e Barçës.

Pas një sezoni fantastik të përmbyllur me fitimin e Ligës së Spanjës dhe Ligës së Kampionëve, stafi i Barçës është duke menduar rreth planeve për skuadrën e sezonit 2011/12. Barça ka në dispozicion rreth 50 milionë euro për transfere, që edhe mund të rriten, pas sukseseve, por edhe dëshiron shitjen e lojtarëve të panevojshëm, për të bërë blerje tjera.
I pari që përmendet për largim është mbrojtësi argjentinas Gabriel Milito (30), i cili kishte shumë pak hapësira dhe ishte afër largimit në dimër. Për të kanë shprehur dëshirë shumë skuadra evropiane. Kontrata i skadon në vitin 2012 dhe vështirë është të mendohet se do të vazhdojë edhe në sezonin e ardhshëm në skuadër. Çmimi në treg sillet rreth 6-7 milionë euro.
Lojtari tjetër që pritet të largohet është edhe Jeffren Suarez (23). Liverpool ka shprehur gatishmëri për talentin e Barçës dhe është gati të ofrojë 10 milionë euro për të. Po ashtu, edhe skuadra të tjera e dëshirojnë Jeffrenin.
Bojan Krkiq (20) është njëri prej emrave të mundshëm për largim, pasi ka dështuar të dëshmojë veten që disa vite.

Performancat e Messit, Villas e Pedros, si dhe ardhja eventuale e Rossit, do ta bënin shumë të vështirë hapësirën për Bojanin dhe ai mund të largohet. Shumë skuadra kanë shprehur interesim për të dhe ofertat nuk janë të vogla. Sillen nga 15 deri në 20 milionë euro.
Opcionet e mundshme janë edhe huazimi, por më e mundshmja është shitja me mundësi riblerjeje.
Maxwell (29) është emri tjetër që me shumë mundësi do të largohet, pasi edhe vetë agjenti i lojtarit ka biseduar me drejtuesit e skuadrës për largim. Milan është destinacioni i mundshëm, ku do të ribashkohej sërish me Ibrahimoviqin, pas Ajaxit, Interit, Barcelonës dhe tash Milanit. Gjatë dimrit Maxwell kishte një ofertë të majme nga Zeniti, por u refuzua nga Barça, ndërsa tani çmimi varion në rreth 6-7 milionë euro.
Alexander Hleb (30) pritet të largohet përfundimisht pas huazimeve të njëpasnjëshme, që së fundi ishte tek Birmingham City. Edhe për të çmimi varion rreth 5 milionë euro.
Henrique (24), që u ble në vitin 2008 dhe nuk pati mundësinë asnjëherë të luajë për Barçën, aktualisht i huazuar tek Racing Santander, do të shitet përfundimisht. Palmeiras është i interesuar për të. Çmimi për të sillet rreth 4-5 milionë euro. Mund të përdoret edhe për ndonjërën blerje të Barçës.
Keirrison (22) njëjtë sikurse Henrique, nuk e kishte fatin të luaj me Barçën, përfshirë miqësore. Ende nuk është e qartë se si do të veprohet me të: të vazhdohet huazimi apo shitja përfundimtare, mundet që të përfshihet në njërin nga transferet e Barçës.

Victor Sanchez (23) i huazuar te Getafe, është njëri prej emrave që pritet të shitet përfundimisht ose të përdoret opsion blerje.
Alberto Botia (22) është lojtar që është tek Sporting Gijon, dhe mund të rikthehet në skuadër. Barça do t’i shqyrtoj ofertat për të, e sidomos mund të jetë pjesë e marrëveshjes për Rossin.
Sipas të gjitha gjasave, Barça nuk do të bëjë blerje në qendër të mbrojtjes, pasi Guardiola është i kënaqur me lojtarët aktual Puyol dhe Pique, e po ashtu Abidal, e Mascherano që është përshtatur jashtëzakonisht mirë në mbrojtje, sikurse talenti Fontas. Edhe Busquets është opsion shtesë, së bashku me lojtarët nga Barça B, Muniesa e Bartra.
Shitja e këtyre lojtarëve mund t’i sjellë Barçës rreth 60 milionë euro të hyra, të cilat do të përdoren për blerjen e Fabregasit, Rossit etj.

 

Lajmet e fundit

Të gjitha lajmet e fundit në Sport. Aktualizimi i fundit: 04.11.19 // 11:11
(Futboll)

Kandidatët e përzgjedhur nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) për të ndjekur trajnimin për Licencën “B” të UEFA-s, ishin të obliguar të paraqiten në»»

(Futboll)

Steven Gerrard mund të rikthehet në Liverpool, në formë të huazimit të përkohshëm nga LA Galaxy. Steven Gerrard ka zhvilluar negociata me Jurgen Klopp rreth»»

(Futboll)

Florentino Perez, presidenti i Real Madridit, ka kërkuar nga Cristiano Ronaldos që të bisedojnë rreth të ardhmes. Cristiano Ronaldon ka marrë një mesazh nga kreu»»

(Futboll)

Manchester Unitedi sot arriti që të fitoj në Old Trafford kundër CSKA Moskës me golin e vetëm të shënuar nga Wayne Rooney. Përveç tre pikëve»»

(Futboll)

Ylli i Interit, Mauro Icardi mund të transferohet në Premierligë. Mauro Icardi mund të largohet nga Interi pasi deri më tani, këtë sezon, nuk ka»»

(Futboll)

Rafa Benitez beson se Real Madridi do të përmirësohet pas rikthimit të lojtarëve të lënduar si Gareth Bale e Karim Benzema. Real Madrid është kualifikuar»»

(Futboll)

Federata e Futbollit e Shqipërisë (FSHF) ka anuluar 17 nëntorin si termin të rezervuar për të luajtur miqësore në Prishtinë me Përfaqësuesen e Kosovës. Lajmi»»

(Futboll)

Drejtuesit e Monacos kishin tentuar ta transferonin Jose Mourinhon nga Chelsea, por kishin dështuar ta bëjë një gjë të tillë. Jose Mourinho rrezikon të shkarkohet»»

(Futboll)

Angel di Maria beson se skuadra e tij ka luajtur shumë më mirë se Real Madridi. Anësori i PSG’së, Angel di Maria ka folur për»»

(Futboll)

Real Madridi ka siguruar pjesëmarrjen në fazën e eliminimit direkt të Ligës së Kampionëve, pas fitores prej 1-0 kundër Paris Saint-Germainit. Los Blancos triumfuan me»»

(Futboll)

Juventusi është ndarë baraz me Borussia Monchengladbachun 1 me 1. Golin për Gladbach e realizoi Johnson ndërsa për ‘zonjën e vjetër’, shënoi Lichtsteiner. Manchester City»»

(Futboll)

Manchester United u është rikthyer fitoreve, duke mposhtur në Ligën e Kampionëve CSKA Moskën me rezultat 1 me 0. Djelmoshat e Louis van Gaal nuk»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina sfidon skuadrën nga Kazakistani, Astana. Klubi më i suksesshëm në vendin tonë, për herë të parë përfaqëson Kosovën në një eveniment të nivelit»»

(Basketboll)

Klubi i Basketbollit Prishtina, ka nënshkruar kontratë të re me kompaninë Albaqeramika e cila do të jetë sponsore e këtij klubi edhe për vitin 2015-2016.»»

(Basketboll)

Basketbollisti i Sigal Prishtinës, Alhaji Mohammed, ka treguar se pse ka festuar me shqiponjë në ndeshjen e Ligës Ballkanike kundër Kozhuvit Shikoni më poshtë kronikën»»

(Basketboll)

“Ne e kemi marrë ftesën dhe shumë shpejt pritet ta konfirmojmë pjesëmarrjen në kualifikimet për ‘Eurobasket 2017′”, është shprehur Hoxha. “FIBA na e ka dërguar»»

(Basketboll)

KB Sigal Prishtina ka shënuar fitore të lartë kundër KK Kozuvit me rezultat 88:60. KB Sigal Prishtina ka vazhduar të shkëlqej në Ligën Ballkanike, pasi»»

(Basketboll)

Sigal Prishtina është e interesuar të kthejë në radhët e veta Dardan Berishën, nëse ai largohet nga skuadra e Cibonës. Kështu ka deklaruar drejtori i»»

(Boks)

Kickboxieri shqiptar, Faton Vukshinaj po vazhdon të shkëlqej në Zvicër Kickboxieri profesional shqiptar, Faton Vukshinaj, ka mposhtur grekun Levan Guruli, në kategorinë A deri në»»

(Boks)

Sinan Samil Sam ka ndërruar jetë në një klinik në Stamboll pas problemeve të mëdha në mëlçi Boksieri i famshëm turk, Sinan Samil Sam, i»»

(Boks)

Tmerri që ngjau ishte i vështirë për t’u kuptuar. Portorikani 23 vjeç, Prichard Colon, dukej i pathyeshëm, boksier me grusht të fuqishëm që nuk kishte»»

(Boks)

Shumë e kanë përshkruar si “bishë”. Madje, konsiderohej si person i “frikshëm”. Por, legjenda e boksit, Mike Tyson, është treguar shumë i butë me një»»

(Boks)

Dy vëllezërit, Hekuran dhe Dardan Avdylaj, kanë dalë fitues të shtunën në mbrëmje në ndeshjet e tyre në kick boks të mbajtur të shtunën në»»

(Boks)

Boksieri i njohur shqiptar, Tefik Bajrami, është kampion i Evropës në versionin WBU, pasi që sonte (e shtunë) mposhti hungarezin Attila Makula. Në një atmosferë»»

(Tenis)

Në Botërorin e pinpongut të mbajtur në Rusi ditë më parë, organizatorët nuk e vunë flamurin e Kosovës në sallë, e as në ekranet pranë»»

(Tenis)

Tenistja ruse, Maria Sharapova, është sportistja që është paguar më se shumti gjatë dekadës së fundit, ka shpallur mbrëmë revista Forbes. Ky konstatim është mbështetur»»

(Tenis)

Tenisti spanjoll, Rafael Nadal, ka mposhtur serbin Novak Gjokoviq në gjysmëfinale të turneut të tenisit në Montreal të Kanadasë, me rezultat 6:4, 3:6, 7:6 (2).»»

(Tenis)

Rafael Nadal është “mbreti” i pakundërshtueshëm i “Roland Garros”, pasi tenisti spanjoll ka triumfuar për herë të tetë në karrierën e tij në turneun francez.»»

(Tenis)

Vetëm dy javë para fillimit të turneut prestigjioz të Uimbëlldon në tenis, ekspertët e basteve kanë paralajmëruar se ka sinjale të forta se shumë atletë»»

(Tenis)

Serena Uilliams vazhdon dominimin në tenisin femëror, duke regjistruar suksesin e 30-të radhazi në turnetë që ka marr pjesë në vitin e fundit, për të»»

(F1)

Michael Schumacher vazhdon të luftojë për t’iu kthyer një jete sado pak normale, pas dëmtimeve të rënda të pësuara në tru, prej aksidentit me ski»»

(F1)

Lewis Hamilton ka fituar titullin e tretë të kampionit të Formula 1, pas triumfit në garën e Austinit për Çmimin e Madh të SHBA-ve. Hamilton»»

(F1)

Pothuajse dy vjet pas aksidentit me ski në Aplet Franceze, piloti i “Formula 1” vazhdon të jetë ende nën kujdesin e mjekëve. Pavarësisht se familja»»

(F1)

Carlos Sainz ka pësuar një aksident të rëndë gjatë provave të lira për çmimin e madh të Rusisë Piloti i Formula 1, Carlos Sainz ka»»

(F1)

Lewis Hamilton është fituesi i garës së kësaj fundjave në Japoni, gara e 14 e Botërorit të Formula 1, pasi siguroi me një diferencë prej»»

(F1)

Michael Schumacher, ish kampioni i Formula 1, vazhdon të mbetet në gjendje të rëndë. Ish-piloti i Formaul 1 tashmë peshon më pak se 45 kg»»