Shorti për kualifikimet në Kampionatin Botëror Rusi 2018 do të hidhet të shtunën, më 25 korrik, nga ora 18 në “Konstantin Palace” të Shën Petersburgut, ndërsa tani kemi filuar të mendojmë në lidhje shortin më të vështirë që mund t’i bie Kombëtares së Shqipërisë, por edhe për atë më të lehtin.
Edhe pse ka premtime që Kosova do të luaj në këto kualifikime ende nuk ka asnjë lëvizje.
Kualifikuesit do të përcaktohen nga të gjithë kontinentet dhe sigurisht se me numrin më të madh të kombëtareve është Evropa, që do të përfaqësohen me gjithsej 13 kombëtare, Afrika me 5 kombëtare, Azia me 4.5, Amerika Latine me 4.5, Amerika Qendrore dhe Veriore me 3.5 dhe Oqeania me 0.5.
Vendet të cilat kanë një gjysmë vendi (0,5 ose 4,5) do të luajnë ndeshje ndërkontinentale në play-off.
Për Evropën në garë janë 52 kombëtare që do të jenë pjesë e shortit, përjashtim bënë Rusia që është organizatore dhe Gjibraltari që nuk është anëtare e FIFA-s.
52 ekipet janë të vendosura në gjashtë vazo, në bazë të renditjes në FIFA-s, dhe Shqipëria është e vendosur në vazon e tretë.
Vazo e parë: Gjermani, Belgjikë, Holandë, Rumani, Angli, Uells, Portugali, Spanjë, Kroaci.
Vazo e dytë: Itali, Sllovaki, Austri, Zvicër, Republika Çeke, Francë, Islandë, Danimarkë, Bosnje e Hercegovinë.
Vazo e tretë: Poloni, Ukrainë, Skoci, Hungari, Suedi, Shqipëri, Irlandë e Veriut, Serbi, Greqi.
Vazo e katërt: Turqi, Slloveni, Izrael, Republikë e Irlandës, Norvegji, Bullgari, Ishujt Faroe, Mal i Zi, Estoni.
Vazo e pestë: Qipro, Letoni, Armeni, Finlandë, Bjellorusi, Maqedoni, Azerbajxhan, Lituani, Moldavi.
Vazo e gjashtë: Luksemburg, Kazakistan, Lihtenshtajn, Gjeorgji, Maltë, San Marino, Andorrë.
Në bazë të rregullores së FIFA-së, Kombëtaret nuk do të mund të përballen me kombëtaret tjera me të cilat gjenden në vazon e njëjtë. Kështu që, as Shqipëria nuk do të mund të përballet me ekipet që janë të vendosura në vazon e njëjtë, pra nuk do të mund të përsëritet një ndeshje tjetër kundër Serbisë, siç ishte në kualifikimet për kampionatin Evropian.
Shorti më i vështirë i mundshëm: Shqipëri, Gjermani/Spanjë, Itali/Francë, Turqi, Bjellorusi, Gjeorgji.
Shorti më i lehtë i mundshëm: Shqipëri, Rumani, Islandë, Ishujt Faroe, Qipro, San Marino.
Ndeshjet e para do të luhen ndërmjet 4 dhe 6 shtator të vitit 2016 dhe ndeshjet e fundit të grupit do të luhen ndërmjet 8 dhe 10 tetor, 2017. Kurse Kampionati Botëror do të luhet nga 14 qershor-15 korrik 2018 në Rusi.
Thursday, 23 July 2015 09:14