Gianni De Biasi, selektori i Shqipërisë, tashmë e ka në mendje se cilët lojtarë do t’i ftoj në Euro 2016
Gianni De Biasi duket se ka edhe disa dilema të fundit për 23-shen që do të përzgjedhë për në Euro 2016, i cili do të mbahet në Francë.
Portali Albeu ka përzgjedhur 18 lojtarët të cilët cilësohen si “të paprekshëm” nga De Biasi dhe duket e pamundur që t’i lërë jashtë listës.
5 bileta të tjera duket se janë të lira për futbollistët e tjerë që mund të spikasin më shumë në muajt e ardhshëm.
Vetëm reparti i Portës duket se është më i kompletuar për momentin, ndërkohë që në mbrojtje mund të nevojitet edhe një futbollistë.
Kurse, në mesfushë dhe në sulm strategu italian mund të përzgjedh edhe 4 futbollistë të tjerë.
Këta janë 18 lojtarët e paprekshëm
Etrit Berisha, Alban Hoxha, Orges Shehi, Elseid Hysaj, Lorik Cana, Mërgim Mavraj, Berat Gjimshti, Ansi Agolli, Andi Lila, Naser Aliji, Ermir Lenjani, Migjen Basha, Taulant Xhak, Ergys Kaçe, Burim Kukeli, Odise Roshi, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi.
Saturday, 24 October 2015 11:22