Roberto Mancini pas ndeshjes me Juven, ka thënë se Zonja e Vjetër është rikthyer
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, mendon se nuk ka krizë më te Juve, dhe se ata janë rikthyer për të luftuar për titull.
“Ishte një ndeshje e vështirë, me Juventusin i cili është rikuperuar nga asi start jo i mirë dhe janë të gatshëm të luftojnë për titull. Ata dukeshin të fortë në çdo aspekt”, ka thënë Mancini.
“Lojtarët e mi disi dukeshin të lodhur pas ndeshjeve me përfaqësueset e tyre. Jovetici bëri një ndeshje shumë të mirë. Icardi? Ka më shumë hapësirë për përmirësime, ai e din se unë dua 18-20 gola këtë edicion nga ai”, ka shtuar më tej Mancini.
“Për ta fituar kampionatin, ju duhet të luftoni për çdo pikë. Duhet të krijoni një skuadër stabile, nuk do të jetë aspak e lehtë që të fitojmë Scudetton”, ka përfunduar trajneri italian. /Express
Monday, 19 October 2015 10:04