Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një emaili ka zbuluar bisedën që kanë zhvilluar ditë më parë në takimin që kanë pasur me zyrtarët e UEFA-s.
FFK bënë të ditur se UEFA ka kërkuar nga FFK’ja një listë të të gjitha shteteve të OKB’s që e kanë njohur deri më tani pavarësinë e Kosovës, duke përdorur emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së, transmeton express.
Më poshtë mund të lexoni njoftimin e plot të FFK-s.
“Ishte kënaqësi e madhe që ju prita të martën në selinë e UEFA-s në Nyon, ku diskutuam më shumë rreth listës zyrtare të shteteve anëtare të OKB-së që e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet të pavarur”.
“Sa i përket kësaj çështjeje dhe për hir të renditjes sa më të mirë, ne do të ishim falënderues nëse ju do të bëni disa ndryshime, siç u pajtuam në takimin tonë:
(i) ta ndryshoni listën duke përdorë emërtimet e njëjta të vendeve si në listën zyrtare të shteteve të OKB-së. Të shkruhet “The former Yugoslav Republic of Macedonia” (në vend të “Macedonia”), “United Kingdom of Great Britain and Northern Ireland” (në vend të “United Kingdom”), “Unitet States of America” (në vend të “Unitet States”)
Thursday, 13 August 2015 16:01