Taulant Seferi, ia ka bërë me dije Miralem Sulejmanit se shqiptarët do ta respektojnë atë, pavarësisht asaj që ka bërë
Miralem Sulejmani është ftuar nga trajneri i Serbisë, për ndeshjen ndaj Shqipërisë që zhvillohet në Elbasan Arena me 8 tetor.
Talenti shqiptar, Taulant Seferi që luan së bashku me Miralem Sulejmanin në skuadrën ë Zvicrës, Young Boys, ka bërë të ditur se i ka thënë Sulejmanit se ‘Shqiptarët e respektojnë edhe armikun në vend të vetë’.
“Disa herë kemi diskutuar për ndeshjen mes Shqipërisë e Serbisë. Ai është i vetëdijshëm se i pret një ndeshje e vështirë në Elbasan Arena dhe nuk ndjehet aspak i sigurt. Mirëpo, unë i kam thënë se shqiptarët e kanë traditë që në vend të vet të respektojnë edhe armikun më të madh të tyre”, ka deklaruar Seferi.
“Sulejmani ka mendim të mirë për Shqipërinë dhe thotë se ata kanë për qëllim të kualifikohen në Euro 2016. Prej lojtarëve të Kombëtares shqiptare nuk njihte ndonjë përveç që kishte luajtur disa herë kundër Lorik Canës”, tka shtuar më tej Seferi. /Express
Monday, 05 October 2015 21:05 
