Çezare Prandeli vazhdon eksperimentet e tij me kombëtaren italiane, duke provuar sa më shumë futbollistë të ndryshëm. Emri i ri për miqësoren e të mërkurës kundër SHBA është ai i Fabio Borinit, sulmuesit të Romës.
Ky i fundit ka qenë protagonist gjatë javëve të fundit duke shënuar me vazhdimësi dhe duke qenë një alternative mëse e vlefshme për verdhekuqtë. Falë formës së tij, Prandeli shpreson që ta ketë në dispozicion për Euro 2012 nëse në skuadër nuk kthehen titullarët që kanë të njëjta karakteristika si Rosi e Kasano.
Lista e të grumbulluarve dominohet përsëri nga Juventus, që ka 7 lojtarë me kombëtaren, ndërsa ndiqen nga Palermo, Napoli, Milan dhe PSZH me nga 2 lojtarë të grumbulluar.
Lista e kombëtares italiane për miqësoren me SHBA:
Portierë: Bufon (Juventus), De Sanktis (Napoli), Sirigu (PSZH), Viviano (Palermo);
Mbrojtës: Abate (Milan), Astori (Kaljari), Balzareti (Palermo), Barzalji (Juventus), Bonuçi (Juventus), Kielini (Juventus), Krishito (Zenit Shën Petersburg), Maxho (Napoli), Ogbona (Torino);
Mesfushorë: De Rosi (Roma), Markizio (Juventus), Montolivo (Fiorentina), Tiago Mota (PSZH), Noçerino (Milan), Pirlo (Juventus);
Sulmues: Borini (Roma), Xhovinko (Parma), Matri (Juventus), Pacini (Inter). (LajmeShqip.com)
Monday, 27 February 2012 10:08