Ndeshja mes Italisë dhe Kroacisë mund të jetë shumë përcaktuese për Grupin C të Euro 2012 pasi italianëve u duhet medoemos fitorja përballë një Kroacie që ka shfaqur një formë të frikshme në fitoren 3-1 përballë Iralandës.
“Wlliam Hill” favorizon në këtë mënyrë një fitore të italianëve, duke e kuotuar atë 2.3, përballë koeficientit 3.3 të kroatëve të cilët gjithsesi nuk duhen nënvlerësuar, pasi e dinë që në rast suksesi, kanë garantuar pjesëmarrjen në çerekfinale.
Në rezultatet ekzakte, duket se parashikuesit e kësaj kompanie shohin më të mundshme një fitore 1-0 të ekipit italian, të kuotuar 6.5, ashtu si barazimi 1-1. Ndërkohë, barazimi pa gola mes skuadrave dhe fitorja 1-0 e Kroacisë kuotohen 8. I vetmi rezultat tjetër fiks që është poshtë kuotës 11, mbetet fitorja 2-1 e Italisë, të cilës i është vënë koeficienti 9.5.
Në një sfidë që parashikohet të mos ketë më shumë se 3 gola, dy lojtarët që kuotohen më shumë për të gjetur rrugën e rrjetës janë sulmuesit e Italisë, Di Natale dhe Baloteli, që kanë koeficientin 2.75. Në radhët e Kroacisë, lojtari më i kuotuar për të gjetur rrugën e rrjetës është Nikica Jelaviç, i cili ka koeficientin 3 për të shënuar në këtë ndeshje. (LajmeShqip.com)
Thursday, 14 June 2012 09:50