Esteban Granero ka thënë se kritikët duhet të kenë më shumë respekt për Mourinhon.
Ish mesfushori i Real Madridit, tani lojtar i Real Sociedadit, Esteban Granero ka kërkuar nga kritikët që të kenë më shumë respekt për trajnerin e Chelseat, Jose Mourinho.
Trajneri portugez po kritikohet shumë në Angli, pas rezultateve të dobëta në fillim të këtij sezoni, por Granero kërkon që të kenë më shumë respekt për të.
“Ata që po e kritikojnë Jose Mourinhon dhe Rafael Nadalin duhet të tregojnë më shumë respekt”, shkruan Granero në Twitter.
Kujtojmë se Granero kishte qenë dy edicione nën drejtimin e Mourinhos, kur luante në Real gjatë periudhës 2009-2012.
Tuesday, 27 October 2015 09:05