Bëhet fjalë për sezonin 1996-97. Juvja me 65 pikë, dy më shumë se Parma e vendit të dytë.
Tre javë para fundit të kampionatit bardhezinjtë ndeshen me parmezët dhe përfundon 1-1 me autogol të Zidanit dhe penallti të Amoruzos.
Por francezi Daniel Bravo, ish lojtar i njohur i Parmës, thotë që ndeshja u trukua, transmeton Telegrafi.
“Ishim në garë për titullin kampion, por në pushim shefat vendosën që duhet të dilnim barazim, ” thotë Bravo.
Mesfushori që sot është komentator në TV, lëshon këtë akuzë të fortë se si Juves ju fal ky barazim me urdhër nga lart.
“E unë u thoja: Jeni çmendur? Mund ta fitojmë këtë ndeshje. Por më thanë të rri urtë.”
Atë ndeshje Bravo qëndroi gjatë gjithë takimit në stol.
Saturday, 03 October 2015 09:55