Ndeshja e darkës për Grupin C, mes Irlandës dhe Kroacisë, duket se është shumë e vështirë për t’u parashikuar dhe barazimi duket një rezultat mëse i mundshëm në këtë sfidë. Përsa i përket fitoreve, Kroacia është më e favorizuar për shkak të kaluarës të saj në turnetë e fundit, ndërsa ka koeficientin 2.3 për një sukses, përballë atij 3.5 të skuadrës së drejtuar nga italiani Trapatoni.
Barazimet 0-0 dhe 1-1 shihen si rezultate shumë të mundshme, pasi mbajnë koeficientin e përbashkët 6.5, shumë i ulët për rezultate të këtij lloji, ndërsa favorizimi i Kroacisë shihet në një fitore të mundshme1-0 të këtij ekipi, që kuotohet 6.
Fitorja 1-0 e Irlandës mban koeficientin 7.5, ndërsa të gjitha rezultatet e tjera fikse të kësaj ndeshje mbajnë koeficientin 10 a më sipër, duke treguar se do të jetë e vështirë që kjo ndeshje të ketë shumë gola.
Sulmuesi i Evertonit, kroati Nikica Jelaviç, është personi më i favorizuar nga kuotat për të shënuar në këtë sfidë, me koeficient 2.5, ndërsa nga ana tjetër, Robi Kin ka koeficientin 2.87 për të shkruar emrin e tij mes golashënuesve të kësaj ndeshje. (LajmeShqip.com)
Sunday, 10 June 2012 10:50