“Dëshiroj të vazhdoj dhe të përfundoj karrierën tek Milani. Do ulemi në tavolinë dhe do arrijmë një akord, parat nuk kane qene asnjëherë një problem. Rikthimi? Të enjten rikthehem në stërvitje komplete dhe shpresoj të luaj disa minuta deri në fund, tifozët shpresojnë të më shohin në fushë sa më shpejt.
Raul? Te sfidoj një kampion të tillë është një nder, edhe si italian. Ai është dy gola përpara dhe do provoj te arrij, nëse nuk mundem do jem i qetë. Tani jam në kuotën e 70 golave me natën kundër Madridit, që nuk do ta harroj kurrë, para tifozëve te mi.
“Ganso apo Kaka? Me Kakan kam luajtur, kam fituar shumë kupa, do me pëlqente të luaja përsëri me të.”
“Ganson nuk e njoh, por nëse vjen dhe na ndihmon në fitore do isha i lumtur.” përfundoi SuperPippo.
Tuesday, 10 May 2011 06:36